About Us
Rrjeti i Edukatoreve Bashkemoshatar-Y-PEER Albania Y-PEER nenkupton Rrjetin e Edukimit te te Rinjve Bashkmoshatare. Kjo eshte Iniciative Edukuese modern dhe e plote ndermjet te rinjve filluar nga UNFPA. Y-PEER eshte nje rrjete I me shume se 200 organizatash dhe institucionesh , I perbere nga mijera te rinj te cilet punojne ne fushat e gjera te adoleshences dhe shendetit seksual e riprodhues. Rrjeti I cili zgjerohet vazhdimisht tani perbehet ng ate rinj nga Europa Lindore, Azia Qendrore, Lindja e mesme , Afrika e Veriut dhe ajo e lIndjes. Rrjetet Y-PEER vendore jane hartuar nga te rinjte per te rinjte. Rrjeti Y-PEER bazohet ne takimet person me person , si dhe me komunikimet elektronike permes nje website interaktiv si dhe permes serverave kombetare e nderkombetare. Ky rrjet gjithashtu ofron kurse ne distance me baze kompjuterike dhe sponsorizon trainime te perviteshme kombetare dhe nderkombetare , fushata , si dhe seminare, Y-Peer eshte nje mjet eficent dhe efektiv per nxitjen e pjesmarrjes se te rinjve ne ceshtjet qe kane te bejne me shendetin seksual e riprodhues, por dhe ne krijimin e partneriteteve ndermjet te rinjve e te rritureve ne lidhje me; 1- Strategjite kombetare te zhvillimit te te rinjve 2- Shperndarjen e informacionit e njohurive mbi shendetin seksual e riprodhues te adoleshenteve 3- Ndarjen e mesimeve te mesuara pertej kufijeve dhe ndermjet kulturave 4- Standartet e praktikes dhe permiresimin e burimeve trainuese per edukatoret bashkemoshatare 5- Baza me te forta njohurish per edukatoret bashkmoshatare dhe per traineret. Edukimi bashkmoshatare Arsyet e perdorimit te Edukimit bashkemoshatar 1-Te rinjte bisedojne me moshataret e tyre per shumicen e problemeve , perfshire ketu dhe ceshtjet si shendeti riprodhues. 2-Programet e edukimit bashkemoshatare synojne te jene shume fleksibel, te bazuara ne realitetet e komuniteteve individuale , dhe mund te perdoren ne menyra te ndryshme, te kombinuara me aktivitete e programe te tjera. 3-Programet e edukimit bashkemoshatar lejojne pjesmarrjen direkte te te rinjve ne programet e hartuara per ta , duke nxitur ne kete menyre aftesi positive per jeten te tilla si :Lidershipin dhe komunikimin , si dhe duke krijuar mundesi per te mesuar te tjeret , si dhe kontakte per punet e tyre te ardhshme. 4-Aktivitetet e edukimit bashkemoshatare shpesh here kane kosto shume me te ulet se programet e tjera. |
News |